Ikona e Sampdorias, Juventusit e Italisë, Xhianluka Viali, ka bërë me dije se lufta e tij kundër kancerit nuk ka përfunduar akoma. Gjendjen e tij e ka zbuluar vetë italiani në një event në Londër, për promovimin e një libri, ku ka treguar detajet rreth sëmundjes që e shoqëron prej vitesh.
Ish-sulmuesi 57-vjeçar ishte diagnostikuar me kancerin pankreatik në vitin 2017. Gjithsesi, në prill të 2020 ishte bërë me dije se sëmundja ishte larguar.
Sipas “Football Italia”, Viali është shprehur: “Ndihem mirë, por udhëtimi im nuk ka përfunduar akoma. Miku i paftuar, siç e quaj unë, është ende këtu me mua. Tumori është ende këtu. Unë jam duke e mirëmbajtur. Unë do të luftoj, sepse unë dua të jem këtu dhe për disa vite të tjera. Unë e marr forcën nga familja ime, miqtë e mi dhe të gjithë ata që më japin kaq shumë kurajë në këto momente”.
Viali, tashmë 51-vjeçar, ka arritur të fitojë me Juventusin Serinë A dhe Ligën e Kampionëve dhe në Londër me Çelsin ka fituar FA Cup. Gjithashtu. si trajner i “bluve” të Londrës italiani ka fituar Kupën e Ligës dhe Superkupën e Europës.
Viali u bashkua me stafin e Roberto Mançinit në 2020 për të drejtuar kombëtaren e Italisë në rrugëtimin e saj drejt titullit të EURO 2020.