Ballkani ka vendosur për trajner nga Gjermania

Ballkani ka vendosur për trajner nga Gjermania

FC Ballkani në ditët në vijim do ta prezantojë trajnerin e ri, pasardhësin e Bekim Isufit, me të cilin ndanë rrugët gjatë ditës së sotme.

Skuadra nga Suhareka do të drejtohet nga një trajner gjerman, por jo Thomas Brdaric, i cili e drejton Vllazninë e Shkodrës e për të cilin u raportua sot në medie.

Siç mësojnë mediat online nga burime të sigurta trajneri gjerman do të vijë për një pagë të majme te Ballkani, derisa emri i tij do të zbulohet për opinionin së shpejti.

Ndryshe, Ballkani ditën e sotme njoftoi se Bekim Isufi më nuk është trajner i skuadrës.

Ekipi nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës në futboll, të martën ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Isufin, i cili mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni.

????????̈ ???????????????????????? ????????????????????, Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e…Posted by FC Ballkani on E martë, 21 dhjetor 2021

Në njoftim thuhet se brenda pak ditëve, do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri.

Stinorin vjeshtor të këtij edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani e ka përfunduar në pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë të mbledhura, dy më pak se Gjilani që është lider.

Related Articles