E enjtja e javës që shkoi nuk qe e pazakontë për nxënësit e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, përveç njërës prej tyre.
Pasi përfundoi orën e edukatës fizike, në përfundim të orarit mësimor, një 15 vjeçare shkoi në banjo dhe pas pak aty u ndesh me zv.drejtorin e shkollës i cili sipas saj, e sulmoi seksualisht.
Adoleshentja e vijoi sërish vijoi mësimin të premten e tek pas vikendit lajmëroi prindërit që e denoncuan menjëherë zv.drejtorin A.K këtë të hënë në polici.
“Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillimet e më tejme ju njoftojmë me raport shtesë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës.
Klani merr vesh se A.K u arrestua pasi e përfundoi orarin të hënën, por askush nga gjimnazi nuk deshën te flasin më tepër detaje, përfshirë drejtorin Izet Hoti që nuk e pohoi por as mohoi rastin por tha se zëvendësin ia kanë pushuar nga puna. Në komunën e Malishevës nuk e konfirmuan ende këtë.
“Sigurisht që ne jemi në proces të marrjes së masave të nevojshme konform legjislacionit në fuqi.”
Televizioni kontaktoi edhe prindin e të miturës që është indinjuar pse rasti u bë publik por ia ka lënë drejtësisë të merren me numrin 2 të gjimnazit.