Policia njofton se një qytetare nga Kaçaniku ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave në një rrugë të këtij qyteti dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.
“Ajo, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut. Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur)”, ka njoftuar policia.
“Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetaren për gjestin human dhe shembullorë, me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë në Kaçanik./Gazeta Enigma/