Një person pa shenja jete është gjetur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitet relevante dhe se trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion.
“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lidhur me këtë Policia ka hapur rast “Hetim i vdekjes“, u shpreh Gashi.