Lëndohen tre persona nga një përleshje me thika në Pejë, kjo është gjendja e tyre shëndetësore

Tre persona janë lënduar pas një përleshjeje me thika, që ka ndodhur sonte pas orës 22:00 në një lokal në Pejë.

Personat janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërsa, Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal ka thënë se personat e lënduar janë ende në proces të trajtimit.

Sahiti tha se sipas gjasave njëri nga të lënduarit duhet të transferohet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Janë pranuar tre pacientë. Ende janë në proces të trajtimit. Sipas gjasave njëri nga ta duhet të dërgohet në QKUK”.

Related Articles