Cristiano Ronaldo është njëri prej atletëve më të pasur në botë, pasi ka fituar aq shumë para nga paraqitjet e shkëlqyera në fushë, ka siguruar marrëveshje luksoze me sponsorë brenda dhe jashtë fushës dhe duke i investuar me mend të hyrat.
Shumica e pasurisë së Ronaldos është në pronë, pasi sulmuesi portugez i Manchester Unitedit zotëron ndërtesa në shumë vende të botës.
Besohet se ai po planifikon ta ndërtojë një vilë për të jetuar pas pensionimit në Cascais në bregdetin portugez, por këto janë tetë shtëpitë e tij:
Shtëpia e tij e pushimeve
Shumë futbollistë të cilët jetojnë kanë shtëpi në La Finca, një lagje në veri të Madridit. Ronaldo është njëri ndër ta dhe shtëpia e tij është më e madhja, kur edhe yjet si Gareth Bale, Eden Hazard, Toni Kroos, Diego Simeone dhe Zinedine Zidane kanë shtëpi.
Banesa më e shtrenjtë në Lisbonë
Banesa më e shtrenjtë në kryeqytetit portugez është në pronësi të Ronaldos. CR7 besohet se e bleu këtë banesë në vitin 2019 për rreth 7 milionë euro.
Një banesë tjetër në Lisbonë
Një banesë shumë e shtrenjtë nuk është prona e vetme e Ronaldos në kryeqytetin portugez. Ai e ka në pronësi edhe një banesë tjetër në zonën Rua Castilho të Lisbonës.
Një banesë me tri dhoma në Kullën Trump
Njëra prej pronave të profilit më të lartë të Ronaldos është një banesë me tri dhoma në Kullën Trump në Manhattan,.
Ndërtesa me shtatë kate në Madeira
Në ishullin Madeira, kur Ronaldo ishte lindur, ai e zotëron një ndërtesë me shtatë kate. Në këtë ndërtesë nëna e tij e kalon shumicën e kohës.
Shtëpia e pushimeve në Marbella
Shumë futbollistë zotërojnë shtëpi në Costa del Sol dhe Ronaldo nuk bën përjashtim. Atje, ai e ka në pronësi një vilë luksoze me pishinë mbresëlënëse.
Shtëpia në Geres
Geres ndodhet në veriperëndim të Portugalisë dhe shumë të famshëm dhe biznesmenë të këtij vendi shkojnë atje për t’u çlodhur. Natyrisht se edhe Ronaldo e ka një vend atje.
Shtëpia në Torino
Kur Ronaldo iu bashkua Juventusit më 2018, ai e bleu një pronë sekrete në dalje të Torinos. Nuk dihet shumë për këtë pronë, edhe pse besohet se 36-vjeçari e ka atë ende në pronësi, pavarësisht se u largua nga Serie A pas tri sezoneve.