Në qytetin e Vushtrrisë ka filluar të premten “Festivali i Çajit”.
Ky është edicioni i tretë i këtij organizimi që po synohet të bëhet tradicional.
Në hapjen e tij erdhi edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që tha se me këtë rast po vazhdohet një traditë e mirë me pijen e çajit.
Ky event u mbështet nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, dhe do zgjas deri të dielën./Gazeta “Enigma”/