Një femër ka ndërruar jetë të premten e 24 dhjetorit në QKUK.
Sipas raportit të Policisë, ajo po qëndronte në kujdes intensiv që nga 12 dhjetori kur ishte aksidentuar me veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“Rr. Nacionale Prishtinë Podujevë, 12.12.2021-16:55. Në lidhje me rastin është raportuar se me 24.12.2021 në Klinikën Intensive në QKUK- Prishtinë, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore”, njofton policia./Gazeta Enigma/