Eksperti i energjetikës dhe menaxheri në pension i KEK-ut, Istref Klinaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili të premten në një intervistë tha se Kosova s’ka mundur të blejë energji më herët, për shkak se ajo sipas tij nuk mund të “konservohet në frigorifer”.
Ai në një postim në Facebook ka pyetur se si mund të jetë kaq “i paditur” kryeministri i vendit i cili është edhe ingjinier i elektros.
Klinaku ia ka bërë të ditur dhe ia ka kujtuar Kurtit se sipas tij energjinë mund ta blesh në janar, dhe e njëjta të të vijë me 31 dhjetor sipas kontratës.
Postimi i plotë: