Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës (QKMKK) e cila monitoron hyrje daljet pikat kufitare të Kosovës, thotë se kolonat në pikat kufitare janë të vogla.
Sipas listës së QKMKK-së, në Dheu i Bardhë janë pritjet më të gjata. Në këtë pikë kufitare, mërgimtarët po presin nga 10-15 minuta për të hyrë në Kosovë pasi kolonat shkojnë deri në 40 metra.
Po njëjtë ka pritje edhe në pikën kufitare të Merdare nga 5-10 minuta, ndërsa kolonat shkojnë deri në 20 metra.
Fluks më i madh është regjistruar në Jarine në hyrje të Kosovës, ku kolonat janë të gjata deri në 50 metra, ndërsa pritjet janë deri në 20 minuta.
Fluks më i ulët është regjistruar në Vermicë, Glloboqicë, Stançiq, Qaf e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Hani i Elezit, Mutivodë dhe Muçibabë.
Kolonat në këto pika kufitare në hyrje të Kosovës shkojnë nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa nuk shënohet kolonë.