Kim Morton ishte në shtëpi duke parë një film me vajzën e saj kur mori një mesazh nga fqinji i saj i cili matanë rrugës. Ai i tha asaj të shikonte pak jashtë.
Matt Riggs kishte varur një varg dritash të bardha të Krishtlindjeve, që shtriheshin nga shtëpia e tij deri tek ajo në lagjen Rodgers Forge të Baltimores.
Ai i la asaj edhe një pjatë me biskota në pragun e derës.
Dritat, i tha ai, kishin për qëllim të përçonin mesazhin se ata ishin të lidhur gjithmonë, përkundër izolimit nga pandemia.
“Po e bëja këtë për Kim për t’ia ndriçuar botën e saj”, tha Riggs, 48 vjeç.
Ai e dinte se fqinja e tij po kalonte një kohë të errët. Morton kishte treguar se ajo po përballej me depresion dhe ankth. Ajo gjithashtu kishte humbur një person shumë të dashur dhe po luftonte edhe me stresin e punës.
Por, Riggs nuk e dinte që veprimi i tij do të ndiqej nga e gjithë lagjja. Në ditët që pasuan, fqinj pas fqinji filluan të shtrinin dritat e tyre në anën tjetër të rrugës.
Kur Leabe Commisso, e cila jeton në anën tjetër të bllokut, pa se çfarë kishte bërë Riggs, donte ta bënte të njëjtën.
“I thashë fqinjit tim: “Le ta bëjmë edhe ne”.
“Pak nga pak, e gjithë lagjja filloi ta bëjë këtë”, tha Morton, i cili jeton në Rodgers Forge për 17 vjet.
“Dritat ishin një shenjë fizike e lidhjes dhe dashurisë”