Një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajit mbrëmë është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar.
Pas ndihmës së dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Gjendja e trevjeçarit që nga fillimi ka qenë e rëndë.
Se gjendja shëndetësore e tij po vazhdon të jetë e tillë, Klankosova.tv e ka konfirmuar anesteziologjia, Dafina Rashica.
“Gjendja e tij është akoma e rëndë, djegia në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit e bën gjendjen të tillë”, u shpreh ajo./Gazeta Enigma/