Në emisionin Sporti Total, ish trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, ka sqaruar detajet e marrëveshjes me klubin nga Theranda, shkruan Gazeta Enigma
Sipas Isufit, marrëveshja ka qenë e përkufizuar në objektivat që ia ka shtruar skuadra, gjegjësisht kryetariu i klubit atij pas nënshkrimit të kontratës, duke sqaruar se në kuadër të marrëveshjes ka qenë e paraparë vetëm dalja në europë, që nënkupton njëra nga tri pozitat e para ose kupa e Kosovës.
“Marrëveshja që e kemi pasur në fillim me kryetarin, ka qenë që, nëse dalim në Europë kontrata do të jetë tri deri në pesë vite. Kjo për shkak se në biseda që kemi pasur kryetari i klubit ka thënë që e dua një trajner për një periudhë më të gjatë, dhe nuk dua trajnerë gjatë rrugës. Por ja që erdhi deri te ndarja, pasi ky është futbooll”, tha Isufi.
Ish trajneri i Ballkanit më pas ka vijuar me konstatimin se periudha që e pasoi shkarkimin e tij nga stoli i të parit të Ballkanit, ishte nga më të ngarkuarat për shumë arsye.
“Ndeshja kundër Drenicës ka qenë për ne ndeshja më e vështirë në kampionat, pasi ka qenë mbi gjysma e ekipit me gripë”, ka thënë veç tjerash Isufi, duke sqaruar edhe detajet tjera që gjatë periudhës së fundit, pak para ndeshjes kundër SC Gjilanit, e pasuan shkarkimin e tij.
“Mbi gjysma e ekipit nuk ka qenë në formën e duhur”, tha ai, duke nënvizuar se pikërisht ndeshja kundër Gjilanit ka qenë më e mira që e ka zhvilluar skuadra e Ballkanit gjatë stinorit vjeshtor në BKT Superligë 2021/2022./Gazeta Enigma/