Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Jarinje është kontrolluar një automjet me targa të Serbisë, ku është gjetur sasi e madhe e pjesëve për vetura, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se vlera fillestare e pjesëve të gjetura është 10 mijë euro.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.