PAI demanton raportimet se kanë prishur koalicionin me Vetëvendosje

PAI demanton raportimet se kanë prishur koalicionin me Vetëvendosje

Partia e Ashkalinjëve për Integrim vazhdon të jetë në bashkëqeverisje me LVV-në, ku një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Resul Makreshi, raporton Gazeta Enigma.

“Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme dashakeqëse, të cilat kinse Partia e Ashkalinjëve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk është e vërtetë aspak, përndryshe PAI dhe LVV, janë ne bashkëqeverisje dhe jemi shumë stabil”, ka shkruar Makreshi.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi që sot nënkryetari i këtij subjekti, Gani Elshani përmes një postimi në Facebook, shkroi se PAI ka prishur koalicionin me LVV-në. Elshani pas disa minutave ka fshirë pastaj postimin.

Related Articles