Policia ka ndaluar një automjet në Gurrakoc të Istogut, ku gjatë kontrollit janë gjetur 400 kilogramë mish gjedhi, për të cilin pronari nuk posedonte dokument.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe do të asgjësohet.
“Fsh. Gurrakoc, Istog 28.12.2021-09:30. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe e kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së”, ka njoftuar policia./Gazeta “Enigma”/