Kurti shfuqizon vendimin për mandatin e drejtorit të Shërbimit Gjeologjik

Kurti shfuqizon vendimin për mandatin e drejtorit të Shërbimit Gjeologjik

Qeveria Kurti ka shfuqizuar vendimin që Qeveria Haradinaj në fillim të vitit 2020 kishte marrë për t’ia vazhduar mandatin për tre vjet Fidaim Sahitit në postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është konstatuar se vazhdimi i mandatit ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Shërbim Civil.

Vendimi nga Qeveria Haradinaj ishte marrë në janar të 2020-s./Gazeta “Enigma“/

Related Articles