Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, po e mirëpret votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore, për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Konjufca shprehet se si kryetar i Kuvendit, do të kujdeset që për shkak të rëndësisë, ky ligj të trajtohet me prioritet, njofton Klankosova.tv.
”E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet.
Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve”. /Gazeta Enigma/.