Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja që janë abuzuar seksualisht nga financieri amerikan Jeffrey Epstein, tashmë i ndjerë, raporton BBC, përcjellë Gazeta “Enigma”.
60-vjeçarja është shpallur fajtore në pesë nga gjashtë pikat e aktakuzës, përfshirë edhe akuzën më serioze, që ishte trafikim i të miturave.
Vendimin e ka marrë juria të mërkurën në New York.
Kjo nënkupton se britanikja mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Vendimi i pason një seanca gjyqësore që zgjati afro një muaj, ku dëshmon katër gra të cilat përshkruan abuzimet e pësuara nga Epsteini mes viteve 1994 dhe 2004.
Maxwell nuk ka treguar shenja të emocioneve kur u lexua vendimi. Ekipi i saj ka thënë se po punojnë në apelim.
Epstein bëri vetëvrasje në vitin 2019, ndërsa po priste të gjykohej për akuza për trafikim seksual./Gazeta “Enigma”/