Komisioni i Venecias pritet që gjatë muajit mars 2022 të japë opinionin në lidhje me procesin e Vetting-ut në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e fundit për këtë vit, ku edhe ka përmendur disa nga punët dhe të arriturat e ministrisë që ajo drejton gjatë vitit 2021.
“Jemi duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin e tyre për këtë çështje, kur ta marrim atë opinion, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato”, tha Haxhiu./Gazeta “Enigma”/