Katër pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 25 post-COVID, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Në një njoftim të SHSKUK-së bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, një pacient, Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar, Spitali i Prizrenit, një pacient dhe Spitali i Pejës, dy pacientë./Gazeta “Enigma”/