Nga një basketbollist profesionist në të parin e Komunës – Alban Hyseni, sportisti në krye të qytetit të sportit

Nga një basketbollist profesionist në të parin e Komunës – Alban Hyseni, sportisti në krye të qytetit të sportit

Vite më parë ai kishte ëndrra që të bëhej një basketbollist me emër në Kosovë dhe më gjerë, por në asnjë moment nuk e kishte menduar se do të bëhej kryetar komune.

Alban Hyseni është një djalosh i lindur në vitin 1990 dhe ëndrra e tij e madhe ishte që një dit të arrijë deri në NBA, por që ajo ëndërr ishte zbehur me kalimin e viteve.

Idhulli i tij i madh ka qenë legjenda amerikane Tracy McGrady, që ka bërë karrierë në NBA me skuadrat si Toronto Raptors, Orlando Magic, Houston Rockets, New York Knicks, Detroit Pistons, Atlanta Hawks e San Antonio Spurs.

31-vjeçari ka luajtur në të gjitha grupmoshat me klubin e basketbollit Drita nga Gjilani, si dhe arriti deri në ekipin e parë ku qëndroi për disa vite.

Në një intervistë për Telegrafin, Hyseni ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij si basketbollist, por edhe pse vendosi të largohej nga ky sport për t’iu përkushtuar studimeve.

“Ka qenë një kohë e artë. Basketbolli ka qenë sporti që e kam dashur shumë dhe kam luajtur deri në ekipin e parë të Dritës. Më kujtohen si sot momentet kur kemi luajtur për Dritën si në Ligën e Parë ashtu edhe në Superligën e Kosovës në basketboll”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.

Populli i Gjilanit e duan shumë sportin dhe si në futboll ashtu edhe në sporte tjera nuk kanë munguar trofetë që kanë ardhur në qytet.

Drita ka fituar në futboll titullin, Gjilani Kupën e Kosovës, derisa edhe në sporte tjera ka pasur kampionë nga ky qytet.

Edhe klubi i basketbollit Drita është shpallur kampione e Kosovës në vitin 1997. / Gazeta Enigma.

Related Articles