Avni Dehari: Nuk ka kuptim zbardhja e rastit të Astritit nëse nuk zbardhen vdekjet tjera

Avni Dehari: Nuk ka kuptim zbardhja e rastit të Astritit nëse nuk zbardhen vdekjet tjera

Është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Veprimtar i çështjes kombëtare, shkrimtar e redaktor i kahmotshëm.

Angazhimin e tij në politikë e nisi në moshë të re, bashkë me gruan e tij, Xhemilen.

Atë po e vazhdon edhe sot.

Si më i vjetri për nga mosha në mesin e deputetëve të legjislativit, e udhëhoqi seancën e parë konstituive më 22 mars 2021, në legjislaturën e tetë.

Në një rrëfim për Front Online, deputeti Avni Dehari, tregon emocionet e asaj dite.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, në një intervistë, ka folur për punën që është bërë në ekzekutiv nga partia që vjen.

Ai thotë se asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft, por renditë disa nga ato që ai konsideron se janë kryer suksesshëm.

“Gjatë kësaj kohe është luftuar suksesshëm pandemia Covid 19, lufta kundër korrupsionit ka shënuar shumë rezultate, buxheti i Republikës së Kosovës ka shënuar ngritje shumëmilionëshe, janë shënuar suksese në ekonomi, në investime në kulturë, në bujqësi e në fusha të tjera, janë hapur vende të reja pune etj. Megjithatë ka shumë punë për t’u bërë. Për këtë nuk mungon angazhimi”, ka thënë Dehari.

Ndërkohë, lidhur me vdekjen e djalit të tij Astritit, Dehari shpresat i ka tek subjekti i tij.
“Kam besim të plot se Lëvizja Vetëvendosje në krye të shtetit do të krijojë kushte politike për zbardhjen e të gjitha rasteve. Kurrë nuk e ndaj fatin e fëmijëve të mi nga fati i gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk do të kishte kurrfarë kuptimi që të zbardhej rasti i Astritit e të mos zbardheshin rastet e tjera”, tha ai. / Gazeta “Enigma”.

Related Articles