Pas shumë negociatave është arritur marrëveshja për bashkëeverisje në Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Gazeta “Enigma” merr vesh se LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në dhe seanca e Kuvendit komunal të Prishtinës pritet të nis në orën 10:00.
Më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.
Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale. / Gazeta Enigma.