Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut“, ka thënë Ahmeti./Gazeta Enigma/