Janë përgjakur dy protestues në protestën para selisë së Partisë Demokratike në Shqipëri.
Këtë e ka konfirmuar edhe Sali Berisha, i cili ka deklaruar se dy nga protestuesit janë plagsour rëndë me një mjet të fortë të hedhur nga zyrat e katit të sipërm ku qëndron Basha me mbështetësit e tij.
Sipas tij protestuesi i plagosur është nisur në spital për mjekim, ndërsa ky zhvillim pohohet dhe nga gazetarët e Fax News.
Sipas gazetarëve nga katet e sipërme të godinës së PD-së po hidhen gurë dhe mjete të forta si karrige e tavolina në drejtim të protestuesve nga njerëz me maska dhe kapuçë.
Ndërkohë një tjetër protestues i lënduar në kokë akuzoi policinë e Shtetit duke e quajtur si policia e Lulzim Bashës se e kishte goditur në kokë dhe bëri thirrje për largimin e komunistëve nga selia e PD-së./ Gazeta Enigma.