Ka pasur reagime të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas votimit të tij në zgjedhjet nacionale në Shqipëri. Ndër ta është edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai tha se ky veprim i tij i tregon shumëçka botës, teksa shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, shkroi Grenell në Twitter.