Sulmuesi i Atletico Madridit sapo e ka shënuar mbase golin më të mirë të këtij sezoni në La Liga, pasi e mposhti portierin e Villarrealit me një goditje nga gjysma e fushës.
Correa e fitoi një top mu në vijën e mesit të fushës dhe e vërejti daljen e portierit Rulli, dhe e paraboloi atë me një goditje të saktë, duke i dhënë epërsinë 1:0 Atleticos në minutën e 11-të.
Ndërkohë, Villarreali ai doli ta barazojë rezultatin në 1:1 në takimin që po luhet momentalisht në Stadiumin de la Ceramica.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa kjo ndehsje cilësohet kryendeshj e javës dhe epilogu i saj mund të qartësohet vetëm pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, pasi të dy skuadrat kërkojnë maksimumin në luftën e mëtejme drejt objektivit, njërës nga 6 pozitat e para që shpie në gara europiane.