Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në një ndeshje miqësore në 29 mars.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se përfaqësuesja kuqezi do të përballet tre ditë pas sfidës me Spanjën, me përfaqësuesen gjeorgjiane në vendin tonë, megjithatë do të përcaktohet në ditët në vijim stadiumi dhe ora kur do të luhet kjo ndeshje.
Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.
Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.
Si takimi me Spanjën ashtu dhe ndeshja me Gjeorgjinë do i shërbejnë trajnerit Edoardo Reja, për të parë gjendjen e skuadrës para ndeshjeve të Nations League.