Rrjetet sociale janë duke vluar me komente negative për Mohamed Salah, pasi që Kombëtarja e tij Egjipti u mposht nga Nigeria në Kupën e Kombëve të Afrikës, derisa ai është cilësuar si i “pavlefshëm kur nuk luan në Liverpool”
Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale pasi që skuadra e tij e Egjiptit është mposhtur nga Nigeria në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Super Eagles (Nigeria) morën tri pikët pas golit të bukur të sulmuesit të Leicesterit, Kelexhi Iheanacho, kurse Salah dhe shokët e tij të skuadrës dëshpëruan gjatë gjithë ndeshjes.
1 – Mohamed Salah ???????? against Nigeria:
35 touches, 4 in the opposition box
1 shot attempted (1 on target)
2 dribbles attempted (1 successful)
Denied. #TeamEgypt #NGAEGY #AFCON2021 pic.twitter.com/5RYJILDT0U— OptaJean (@OptaJean) January 11, 2022
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të sulmuesit më të mirë në Premier Ligë këtë sezon, ai është kritikuar ashpër nga një mori fansash online, me shumicën prej tyre që kanë thënë se ai nuk bëri mjaftueshëm për ta kthyer rezultatin.
Në të vërtetë, Salah nuk ishte në gjendje për të luajtur heroin si në Liverpool pasi që u ruajt në mënyrë brilante nga një Nigeri e organizuar, të cilët ishin aty për ta ruajtur atë dhe rezultatin.
29-vjeçari pati një vole të bllokuar gjatë ndeshjes dhe shënoi por anësori ngriti flamurin se ishte pozitë jashtë loje.
Statistikat e dhëna nga Opta tregojnë që Salah ishte kufizuar me vetëm 35 prekje të topit në ndeshje, me katër që ishin brenda zonës së rreptësisë se kundërshtarit.
Për ta bërë këtë mbrëmje edhe më zhgënjyese për të, sulmuesi frytëdhënës pati vetëm një goditje si dhe dy përpjekje për driblim, njëra prej të cilave ishte e suksesshme.
Nuk ishte befasi, pastaj, që një mori përdoruesish të Twitter ishin të shpejt në kritika për të.
“Salah duket i padobishëm pa skuadrën e tij Liverpool”, tha një fans.
“Njerëzit gjithmonë shpifin për Mo Salah pa arsye, ai nuk luajti sot”, ka thënë një tjetër me humor.
“Statistikat Salah vs Nigeria. Mbreti egjiptian? Krahas një fotografie të një njeriu që i ngjanë asit të njohur”, shkroi një i tretë.
“Nuk kishte hapësira vrapimi për të padobishmin Salah në një ndeshje tjetër të vështirë”, tha i katërti.
“Dy mbrojtësit kaluan Salahun në të njëjtën kohë. Po qaj. AFCON nuk është garë për humor”.