Në Gjermaninë Perëndimore policia ka bastisur disa zyra dhe shtëpi, si pjesë e një hetimi mbi përmbytjet, ku humbën jetën 180 banorë verën e 2021-shit.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, kërkimet u përqendruan te pronari i një miniere të hapur në Erftstadt, pranë qytetit të Këlnit.
Nën hetim janë edhe nëntë persona nga kompania e minierës.
Prokurorët po hetojnë nëse përmbytjet u shkaktuan nga pakujdesia, apo ishin të qëllimshme.
Sipas ekspertëve, një gropë zhavorri në minierë ishte mbushur me ujë, çka mendohet se ka sjellë rrëshqitjet e dheut përreth gropës dhe përmbytjen e lumit Erft aty pranë.
Nga përmbytjet e mëvonshme u dëmtuan disa ndërtesa në fshat, por që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me ndonjë viktimë.
Më shumë se 20 shtëpi dhe zyra u kontrolluan nga 140 oficerë policie të martën e 11 janarit.
Të dyshuarit janë të moshës nga 20 e nëntë deri në 65 vjeç, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. /Gazeta “Enigma”/