Dy gola të shënuar në pjesën e pare të takimit, ka qenë e tëra sa i përket realizimeve në pjesën e parë dhe në mbarë takimin, ndërsa epilogu ëhstë vendosur në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Fillimisht Juventusi avancoi me golin e shënuar nga Mc Kennie në minutën e 25, ndërsa 10 minuta më pas Lautaro Martinez barazoi shifrat për epilogun e pjesës së parë 1:1.
Me këtë rezultat u mbyllë edhe koha e rregullt prej 90 minutave, pasi në pjesën e dytë nuk pati gola.
Për t’i shmangur penalltitë pas vazhdimeve u përkujdes Aleksis sanchez, i cili tërësisht në fund të vazhdimeve kur të gjithë prisnin ekzekutimin e goditjve nga pika e bardhë, saktësisht në minutën 120′ të takimit, gjegjësisht në minutën e fundit të vazhdimit, shënoi golin e fitores për Interin, me të cilin u mbyllë drama italiane e Superkupës, inter 2:1 Juventus./Gazeta Enigma/