Babai raporton në Polici se është dhunuar vajza e tij e mitur nga Mitrovica

Babai raporton në Polici se është dhunuar vajza e tij e mitur nga Mitrovica

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Mitrovica ka raportuar se vajza e tij e mitur është dhunuar.

Rasti ka ndodhur gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2021, ndërsa vajza bashkë me babain e saj e kanë raportuar rastin më 12 janar.

Përmes njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë, Qershor-Korrik 2021 . Me datë 12.01.2022  ankuesi mashkull kosovar së bashku me  viktimën -vajzën e tij të moshës se mitur ka raportuar rastin e cekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Gazeta Enigma/.

Related Articles