Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 2.217 persona të ri të infektuar dhe tre të vdekur, ndër të cilët edhe një foshnje më pak se tre muajsh, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Janë testuar 5.676 mostra për virusin e ri korona.
Mjekët e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore kërkuan autopsi të foshnjës, e cila duhet të zbulojë shkakun e vdekjes, duke pasur parasysh se në periudhën paralindjes janë konstatuar probleme me zemrën e fëmijës dhe gjithashtu ka rezultuar pozitive.
Shumica e të infektuarve rishtazi janë në Podgoricë – 595.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve aktualisht aktive është 15.773./Gazeta Enigma/