Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është kritikuar për përgjysmimin e shtesave për punëtorët shëndetësorë.
Vitia, gjatë seancës së sotme parlamentare tha se këto kanë qenë qenë kapacitet ligjore.
“Që nga marrja e detyrës si ministër i Shëndetësisë, unë kam marr njoftimin se shtesat e mjekëve përfundojnë në muajin mars dhe menjëherë jam takuar me ministrin e Financave duke kërkuar që shtesat të mos ndalen në asnjë mënyrë”, tha Vitia duke theksuar se ministria e Financave në bazë të kapaciteteve ligjore ka ardhur me propozim dhe më pas edhe duke e miratuar.
Ndryshe, Vitia është shprehur se në muajin maj do të kryhen pagesat edhe për inspektorët, të cilët do të marrin shtesat për dy muaj.