Analisti, Rron Gjinovci ka komentuar moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës, ku ai thotë se Serbia nuk ka më fuqi mbi Kosovën, si dikur.
Sipas Gjinovcit, ky referendum e bën horë Serbinë në disa dimensione.
“Sot po mbahet referendumi jokushtetues i Serbisë. Jokushtetues sepse në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe populli i saj janë pjesë e Serbisë, e referendumi nuk po mbahet për një pjesë të territorit dhe popullit të pretendum të saj. Kjo me automatizëm e bën jokushtetues këtë referendum”, shkruan Gjinovci.
Ai tutje shton se, “Në rrafshin ndërkombëtar dëshmohet edhe njëherë qysh Serbia nuk ka ma fuqi mbi Kosovën si dikur. Ky referendum e ban Serbinë horë në disa dimensione, krejt për shkak të Kosovës”.
Postimi i plotë: