Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 452 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,266 tiketa trafiku.
Janë shkaktuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale si dhe 23 me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 14 persona si dhe 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.