U ndalua votimi i tyre në Kosovë, qindra serb nga Anamorava votojnë në Vranjë

U ndalua votimi i tyre në Kosovë, qindra serb nga Anamorava votojnë në Vranjë

Disa serbë nga rajoni i Anamoravës u nisën në mëngjes nga Kufca e Epërme e Gjilanit për në Vranjë të Serbisë, për të votuar në referendumin e palejuar në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ata u mblodhën tek shkolla “Petar Petroviq Njegosh”, dhe nga aty u nisën me makina private për në qytetin në jug të Serbisë.

Pas moslejimit nga autoritetet e Kosovës për organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, qeveria në Beograd, hapi për serbët e Kosovës vendvotime edhe në Rashkë dhe Novi Pazar.

Kujtojmë se rreth 100 qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë edhe ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit. Ndërsa protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Serbët nga Kosova janë fuqishëm me shtetin e tyre Serbinë”, “Votoj për paqe jo për terror”, “Edhe serbët kanë të drejtat njerëzore”, dhe të ngjashme.

Për pak minuta pritet që para mediave të flas ministri për kthim dhe komunitete, Goran Rakiq.

Ata kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë votuar disa nga të pranishmit./ Gazeta Enigma.

Related Articles