Skuadra e Romes ka shënuar fitore minimale kundër Cagliari me golin e vetëm të shënuar nga pika e bardhë në minutën 33′ të pjesës së parë, shkruan Gazeta Enigma.
Roma ka arritur që të fitojë me një rezultat tepër të ngushtë kundër Cagliarit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Sergi Oliveira. Kjo fitore e ngrit Romën në pozitën e 6 me 35 pikë, por ende shumë larg pozitës së katër dhe pestë, Atalantas dhe Juventusit që kanë nga 41 pikë.
Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar me një gol epërsi, të cilin e shënoi nga pika e bardh Oliveira në minutën e 33.
Mbrojtësi i Cagliarit, Dalbert, do ta prekte topin me dorë në zonë. Fillimisht kjo nuk u pa nga gjyqtari, i cili pasi shikoi VAR referoi penallti për Romën në minutën e 32-të të takimit.
Nga pika e bardhë i saktë do të tregohej Sergio Oliveira duke shënuar në minutën e 33-të.
Roma do të rrezikonte përsëri me gol në minutën e 66-të me Jordan Veretout, i cili lansoi një goditje të fortë nga jashtë zone por goditja e tij përfundoi shumë afër kornizave të portës.
Joao Pedro e pati shansen më të mirë për mysafirët për ta barazuar rezultatin. A goditi topin nga afër por portieri i Romës intervenoi duke e dërguar topin në shtyllë dhe shpëtuar skuadrën e tij nga barazimi.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndonjë rast tjetër që vlen për t’u theksuar dhe me këto pikë Roma arrin në kuotën e 35 pikëve nga 22 xhiro të luajtura aq sa ka rivali i tyre i qytetit Lazio.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet në zonën e kuqe për të rënë nga Serie A, pasin që ka vetëm 16 pikë dhe është në vendin e 18-të.