Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane

Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit kanë nisur menjëherë me drejtimin e ndeshjeve të Kupave Evropiane në vitin 2022.

Ilir Bytyqi e Syart Kasapi javën e kaluar ishin të deleguar në ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat), përcjell Gazeta ‘Enigma’.

Në Gyor të Hungarisë u takuan Motherson Mosonmagyarovari KC dhe skuadra franceze, ES Besancon Feminin.

Fitore me rezultat 38:30 shënoi skuadra hungareze.

Bytyqi e Kasapi për delegat e kishin Peter Dvorskyn e Sllovakisë.

Ndeshja i takoi grupit A, në të cilin pas dy ndeshjeve udhëheq skuadra hungareze me 4 pikë. Ndërkohë skuadra franceze pësoi humbjen e dytë./Gazeta Enigma/

Related Articles