Skenderaj: Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi një të mitur

Skenderaj: Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi një të mitur

Policia e Kosovës të hënën e 17 janarit ka identifikuar dhe arrestuar një person , nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale “Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në fjalë raportohet të ketë ndodhur më 28 dhjetor 2021.

“DHUNIM-Skenderaj, 28.12.2021-NN. Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”./Gazeta Enigma/

Related Articles