Luke Whitehouse dhe gruaja e tij, Joana refuzuan ta shesin shtëpinë e tyre të ëndrrave në Suri, sepse kjo bie në kundërshtim me besimet e tyre të krishtera.
Çifti homoseksual u befasua në mënyrë të pakëndshme kur u tha se nuk mund të blinin një shtëpi me vlerë rreth 700 mijë euro për shkak të seksualitetit të tyre.
Ata dëshiruan ta shohin shtëpinë përmes internetit, por kur lexuan përgjigjen, u tronditën. Përveç përgjigjes negative, të zotët e shtëpisë u dërguan edhe pjesë nga Bibla, raporton dailymail.
Së bashku me këto referenca nga Bibla, çifti shkroi se nuk mund t’ua shisnin shtëpinë dy burrave që jetonin në një komunitet homoseksual.
“Fillimisht qesha, mendova se ishte shaka. Kur kuptova se ai nuk ishte, u mërzita shumë dhe u zemërova. Homofobia mes njerëzve ekziston ende, më lëndoi thellë, u verbova”, tha një nga të rinjtë.
Luk dhe Laklan kanë qenë në një lidhje prej tetë vitesh dhe kanë planifikuar të vizitojnë këtë shtëpi javën e kaluar.