Rritja e rasteve kohëve të fundit, ka bërë që qytetarët t’i mësyjnë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë për t’u vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID -19.
Ka të atillë që kanë shkuar për t’i marrë vaksinat kundër gripit sezonal.
E për t’u imunizuar me dozën e tretë është edhe Halit Krasniqi nga Prishtina. Ndonëse thotë se nuk është infektuar me Covid-19, ai është vaksinuar me dy dozat paraprake.
“Dy vaksinat i kom marr edhe të tretën kom ardh me marr. kom kalu mirë, po e ndjej veten mirë. Pak temperaturë kollitje. Unë se kum pas covidin kurrë”.
E një tjetër është imunizuar nga kampin e KFOR-it. Enis Sopjani ka thënë se vaksinimi ka shkuar mirë dhe se është vaksinuar me dy dozat.
“Vaksinën e kom marr në KFOR. Mirë ka shkuar procesi pak kom pas ethe po përgjithësi u kanë mirë. Dy dozat i kom marr”, ka thënë ai.
Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 9771.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 e janë shënuar 2708 raste pozitive./Gazeta Enigma/