Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person nga Shtimja.
Rastin në Polici e ka raportuar një punëtor nga qendra integruese rehabilituese i të sëmurëve kronik- psikiatrik.
Ai thotë se personi është larguar nga kjo qendër dhe nuk dihet për vendondhjen.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor nga qendra integruese rehabilituese i të sëmurëve kronik –psikiatrik, ka njoftuar se është larguar nga kjo qendër viktima mashkull kosovar, i cili ishte banor në këtë qendër”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.