Zvicra edhe një herë të premten ishte vend pritës i takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë. Në Gjenevë u takuan sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Edhe pse tema që u diskutua ishte shumë serioze – tensionet në Ukrainë, kryediplomatit rus, si rrallëherë, në një moment i rrëshqiti një zgërdhirje, ndonëse Blinkenit nuk i erdhi aspak për të qeshur.
Ishte çasti kur dy diplomatët e lartë po fotografoheshin pranë njëri-tjetrit e para flamujve të shteteve të tyre dhe sekretari amerikan ia zgjati dorën homologut rus. Sidoqoftë, Lavrovi mendoi se mënyra e duhur e përshëndetjes në pandemi ishte një tjetër dhe për një moment e zgjati bërrylin.
#Blinken and #Lavrov begin meeting in Geneva.. Russia says they do not expect a breakthrough.. they want answers to their concerns pic.twitter.com/TPjmJKnxUT— Benjamin Hall (@BenjaminHallFNC) January 21, 2022
Ndoshta ministrit rus i kishte mbetur në kujtesë një takim me Blinkenin vitin e kaluar, kur ata ishin takuar më 19 maj në Islandë dhe nuk i kishin shtrënguar duart, por vetëm ishin përshëndetur me krahë.