Moshat e reja të rrezikuara nga COVID-19, për 24 orë infektohen mbi 1 mijë persona nën 19 vjeç

Moshat e reja të rrezikuara nga COVID-19, për 24 orë infektohen mbi 1 mijë persona nën 19 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2 mijë 943 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton Gazeta “Enigma”.

Prej tyre 1 mijë e 211 raste raportohet të kenë qenë grupmosha nga 0-19 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një rast i vdekjes.

Më së shumti raste pozitive u konfirmuan në qytetin e Prishtinës, 1042 gjithsej.

Pas Prishtinës më shumë raste pozitive pati në Mitrovicë, gjithsej 300. Në Pejë u regjistruan 226 raste të reja, ndërkaq në Prizren 209 raste e kështu me radhë./Gazeta Enigma.

Related Articles