Policia me aksion në kryeqytet: Sekuestrohen një numër i madh pajisjesh për kriptovaluta

Policia me aksion në kryeqytet: Sekuestrohen një numër i madh pajisjesh për kriptovaluta

Policia e Kosovës të premten ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për sekuestrimin e pajisjeve për krijimin e kriptovalutave, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit, Policia sot ka arritur të sekuestrojë “një numër të madh” pajisjesh për kriptovaluta në një lagje të Prishtinës, por pa specifikuar numrin e saktë të pajisjeve të konsifkuara.

“Policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave. Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarët doganorë kanë proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ky aksion vjen pasi Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave për shkak të krizës energjetike. / Gazeta Enigma.

Related Articles