Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka themeluar edhe Këshillin Organizativ për shënimin e katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kështu është bërë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Sipas komunikatës për medie, në këtë këshillë bëjnë pjesë:
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;
- Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
- Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
- Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe
- Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar.
Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:
- Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;
- Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;
- Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;
- Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;
- Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe
- Përfaqësues të OJQ-ve.
/Gazeta Enigma/