Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 12,396, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,997 persona.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Deri më tani 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa janë administruar 44.143 doza përforcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles